Arrestohet pronari i varkave, u vidhte lekët turistëve

04/09/2017 00:00

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një pronar varkash në plazh, i cili u vodhi turistëve kosovarë çantën me vlera monetare dhe celularë.

Andi Sulo, 23 vjeç u kap në flagrancë teksa i vodhi çantën me 200 euro dhe 5 telefona celularë e sende personale një grup shtetasish kosovarë që kishin ardhur me pushime.

Po jo vetëm kaq, një ditë më parë Sulo kishte goditur me grushta B.L., 25 vjeç nga Kosova.

Top Channel