Radhimë, turistja çeke pëson atak kardiak në det

03/09/2017 11:45

Një turiste çeke 74-vjeçare humbi jetën paraditen e kësaj të diele në plazhin e Radhimës.

Rusena Mejstrikova po pushonte në Shqipëri prej disa ditësh, në një nga hotelet e gjirit të Vlorës.

Sipas dëshmitarëve, e moshuara kishte hyre në ujë rreth orës 11:30 e më pas ata kanë parë se ajo kishte humbur ndjenjat.

E kanë nxjerrë nga uji dhe i kanë dhënë ndihmën e parë, por pa pasur mundësi t’i shpëtojnë jetën.

Policia dhe autoambulanca mbërritën menjëherë dhe nga kontrolli i parë është mësuar se shkaku i vdekjes ishte një infarkt kardiak, që e kishte goditur menjëherë sa kishte hyrë në kontakt me ujin.

Policia ka pyetur dëshmitarët dhe familjarët e viktimës për ngjarjen. Ata ishin të pranishëm gjatë momentit kur e moshuara u fut në ujë për t’u freskuar.

Top Channel