Vrasja e gjyqtares, ish-bashkëshorti e vret herën e dytë

31/08/2017 00:00

Dy vite më parë gjyqtarja Fildes Hafizi i shpëtoi vrasjes nga ish-bashkëshorti i saj, por fati nuk ishte me 39-vjeçaren këtë të enjte.

Fadil Kasemi qëlloi disa herë me pistoletë në drejtim të automjetit ku ndodhej ish-bashkëshortja e tij, pranë zonës së “Xhamllikut” në Tiranë.

Plumbat lanë të ndekur në vend gjyqtaren e Shkodrës me banim në Tiranë, ndërsa 53-vjeçari u vu në pranga pak minuta pas krimit, ndërkohë që policia sekuestroi edhe armën e krimit.

Në korrik të 2015-s, Fadil Kasemi u arrestua nga policia, pasi në Golem të Kavajës kanosi me një armë që mbante pa leje Fildesen në sy të 2 fëmijëve, ndonse magjistratja kishte kishte fituar edhe urdhër mbrojtje në muajin maj të po atij viti, pas divorcit.

Fadil Kasemi me 12 klasë shkollë u akuzua për armbajtje pa leje dhe dhunë në familje,  vepra për të cilat u dënua me 3 vite  burgim dhe mësohet se kishte  lënë qelinë më 14 janar të këtij viti, pasi kishte përfituar ulje dënimi nga amnistia që u bë në fund të vitit të kaluar.

Gjyqtarja kishte marrë nën kujdestari edhe fëmijët nga martesa me Fadilin, i cili në atë kohë do të deklaronte në Gjykatën e Kavajës së nuk mbante mend asgjë dhe se kishte qenë i dehur.

Por Fildesi ishte e frikësuar për jetën e saj. Në lidhje me këtë problem ajo kishte vënë në dijeni me anë të një letre edhe Ambasadorin Amerikan, Donald Lu të cilin e informonte mbi zvarritjen e procesit për dënimin e ish-bashkëshortit të dhunshëm.

Magjistratja kishte kryer stazhin në Gjykatën e Tiranës për t’u emëruar në janar të këti viti si gjyqtare në Shkodër.

Top Channel