Kokainë në Tiranë, 6 të arrestuar

31/08/2017 09:50

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në harkun kohor të 12 orëve.

Në dy operacione të ndryshme të koduara “Biss” dhe “Tranter” u sekuestruan 104.2 gramë kokainë, 1100 dollarë, si dhe 2 automjete.

Të arrestuarit e operacionit “Biss” janë Genci Huta, Denis Yzo, Gentjan Dikollari dhe Anxhelin Prenga. Ata u kapën gjatë kontrollit në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Në operacionin tjetër janë arrestuar Dritan Toska dhe Vladimir Ademi.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”.

Top Channel