Kontrollet antitrafik, patrulla policore përgjatë bregdetit

27/08/2017 00:00

Policia Kufitare po intensifikon masat për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike përgjatë të gjithë kufirit detar e kufirit të gjelbër.

Në bashkëpunim me “Delta Force”, patrullime e kontrolle 24 orë në det të mjeteve lundruese janë kryer nga Kepi i Rodonit deri në Velipojë, në grykëderdhjen e Bunës.

Janë bërë kontrolle të ndërtesave të braktisura të zonave të pyllëzura afër vijës bregdetare, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe të vendeve ku trafikantët mund të fshehin lëndën narkotike për t’iu shpëtuar kontrolleve të policisë.

Top Channel