Vlorë, digjet shtëpia; vetëm dëme materiale

23/08/2017 00:00

Një banesë është djegur dje në Vlorë, në lagjen “Pavarësia”.

Policia, së bashku me shërbimin zjarrfikës, ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se ka qenë duke u djegur një banesë në katin e gjashtë të një pallati tek Aleksandria, në pronësi të një 60-vjeçari, i cili nuk ndodhej në ato momente në banesë.

Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe njoftohet se nuk ka të dëmtuar në njerëz.

Top Channel