Vlorë, eksploziv automjetit të parkuar

20/08/2017 00:00

Një automjeti i është vënë eksploziv në lagjen “Isa Boletini” të Vlorës, e si pasojë ka shpërthyer rreth orës 3:40 pas mesnate.

Sipas policisë, mjeti tip “Ford Focus”, me targa AA 818 KF, në pronësi të një 35-vjeçari ka qenë i parkuar në momentin e shpërthimit, e si pasojë janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme të automjetit. Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel