Igumenicë, kapet shqiptari me 156 kg kanabis

15/08/2017 00:00

Departamenti grek i Antidrogës ka bërë të mundur sekuestrimin e 156 kilogramëve kanabis sativa, në vendin e quajtur Trikorfo, në afërsi të Filatit.

Sipas autoriteteve greke, në pranga është vënë një 34-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në flagrancë teksa po ruante thasët e lëndëve narkotike, në pritje që të merreshin në dorëzim prej porositësit e mallit, dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim tashmë prej autoriteteve greke.

I arrestuari iu tha agjentëve se lëndën narkotike e kishte transportuar së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij në krahë, një ditë më parë, dhe sapo ta dorëzonte atë do të paguhej me 1.000 euro prej trafikantëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe dy telefona celularë, të cilët do të verifikohen për evidentimin e anëtarëve të tjerë të organizatës.

34-vjeçari do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie të mërkurën paradite, ndërsa hetimet e mëtejshme lidhur me trafikun e lëndëve narkotike do të vazhdojnë nga Departamenti i Antidrogës së Igumenicës.

Top Channel