Aksident në Kavajë, vdes 21-vjeçari

14/08/2017 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Kavajë-Durrës, rreth orës 10:30.

Nga burimet policore mësohet se shtetasi K.R., 21 vjeç, i cili drejtonte një mjet tip Skoda, është përplasur me një kamionçinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sikurse na njofton personi që solli pamjet në rubrikën “Ti raporton”, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërkohë që grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel