Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës Pas dëgjesave publike në Durrës, kryeminsitri Edi Rama publikoi raportin me ankesat e qytetarëve.
Sipas asaj që qytetarët atje kanë shprehur, rezulton se problemet më të mëdha në këtë qark janë për kanalizimet, mungesa e investimeve publike, mungesa e ujit të pijshëm, infrastruktura rrugore, problemet me pronësinë e tokës, arsimin, punësimi, energjia elektrike dhe politizimi apo keqpërdorimi i administratës.
Nga 23 dëgjesa publike të zhvilluara në këtë qark, stafi i kreut të qeverisë mblodhi 131 raportime të banorëve, të cilave, në kuadër të iniciativës “ bashkëqeverisja me qytetarët”, do tu bashkohen edhe ato që do të dërgohen në zyrën e posaçme që do të krijohet me krijimin e qeverisë së re në shtator.
Në Qarkun e Durrësit, ku Partia Socialiste arriti të marrë thuajse 7 mijë vota më shumë se në vitin 2013, u dorëzuan nga qytetarët ankesa për zgjidhjen e 49 problemeve të ndryshme që i takojnë të 3 bashkive: Durrës, Shijak dhe Krujë.
Top Channel