Çfarë duan lezhianët?! Rama: Ujë, investime dhe sigurimin e pronës

07/08/2017 00:00

Në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka publikuar pasditen e sotme në Facebook raportin për dëgjesat e zhvilluara në qarkun Lezhë.

Siç rezulton në statusin e kryeministrit, problemet më të ngritura nga lezhianët gjatë takimeve kanë qenë:

Mungesa e ujit të pijshëm;
nevoja për investime në sistemin e vaditjes;
nevoja për investime në rrugët dytësore/rurale;
problemet me pronësinë e tokës dhe mbivendosjen e pronës;
politizimi dhe keqadministrimi i institucioneve publike;
papunësia.

Sikurse në rastet e tjera edhe këtë herë, nga profili i tij kryeministri Rama ka ftuar qytetarët nga qarku i Lezhës që të bëjnë sugjerime apo ankesa që sipas tyre mund të mungojnë në këtë raport.

Raportimet e reja për këtë zonë, ku PS mori rreth 30 mijë e 500 vota në 2017, do të shqyrtohen nga struktura e posaçme që do të ngrihet me krijimin e qeverisë së re në shtator, kur nis mandati i dytë i kabinetit Rama.

Top Channel