Vasili: Shqipëria, qendër e drogës. Rama fajtor

02/08/2017 00:00

Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për trafikun e drogës në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili ka cituar raportin e Qendrës Europiane të Drogave, që sipas tij paraqet një gjendje kritike për Shqipërinë.

“Qendra Europiane e Drogave raporton që Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe situata është tejet kritike. Kryeministri i Shqipërisë është përgjegjësi kryesor, së bashku me policinë që është nën hyqmin e tij. Meqënëse kryeministri ka filluar shkarkimet kolektive, a do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë? Apo ëdhe për drogën, që po shkatërron vendin, ai s’ka asnjë faj dhe fajin edhe për këtë e kanë drejtorët e spitaleve?!”, ka thënë Vasili.

Top Channel