Dyshime për trafikim, sekuestrohet varka gjermane

02/08/2017 00:00

Policia italiane sekuestroi një varkë shpëtimi të operuar nga një organizatë bamirëse gjermane në Mesdhe, mes dyshimeve se kishte favorizuar emigracionin e paligjshëm.

Nje video e xhiruar në orët e para të së mërkurës tregon varkën “Luventa”, në përkatësi të OJF-së gjermane Jugend Rettet, ndërsa kishte mbërritur në portin e Lampedusës në Siçili e rrethuar nga disa mjete të Rojës bregdetare.

Organizata tha përmes një postimi në “Twitter” se ekuipazhi i saj po merrej në pyetje nga autoritetet italiane, por se nuk kishte marrë informacione zyrtare lidhur me ndonjë hetim të mundshëm të aktiviteteve të saj.

“Ekuipazhi ynë na garantoi se bëhet fjalë për një proces standard”, deklaroi grupi i cili është një prej 8 organizatave humanitare, aktivitetet e të cilave janë vënë nën lupën e Italisë.

Roma i druhet faktit se OJF-të, që kanë shpëtuar rreth 1/3 e 95 mijë emigrantëve që ishin nisur drejt brigjeve italiane këtë viti, po lehtësojnë trafikun njerëzor e po inkurajojnë njerëzit të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm nga Libia.

Top Channel