Feston 90-vjetorin e ushtrisë, Kina: Gati për çdo sfidë

01/08/2017 00:00

Presidenti Xi Jinping tha se Kina nuk do ta gëlltisë asnjëherë frutin e hidhur të përzierjes së huaj apo pushtimit, në lëvizjen më të fundit të tij drejt forcimit të pozitave para një Kongresi të rëndësishëm politik në fund të mandatit të parë pesëvjeçar të tij.

Në një fjalim 50-minutësh në hollin e madh të popullit, në Pekin, arenë kjo e erës së Mao Ce Dunit, Xi u tha pjesëtarëve të ushtrisë se ata nuk ishin pjesë e një force agresive apo ekspansioniste.

“Populli kinez e do paqen, por ne kemi besimin se do të jemi në gjendje të zmbrapsim të gjitha pushtimet. Ne nuk do të lejojmë asnjëherë, asnjë komb, organizatë apo parti politike, të ndajë ndonjë pjesë të tokës kineze, në asnjë kohë dhe në asnjë formë. Askush nuk duhet të presë nga ne që të gëlltisim frutin e hidhur, të dëmshëm për sovranitetin, sigurinë apo interesat e zhvillimit”, tha Xi Jinping, president i Kinës.

Fjalimi u mbajt me rastin e 90-vjetorit të ushtrisë së popullit të lirë dhe ishte i dyti i rëndësishëm i presidentit pas daljes së tij në një paradë spektakolare ushtarake të dielën. Në atë rast, udhëheqësi 64-vjeçar i Kines urdhëroi ushtrinë me dy milionë pjesëtarë të ndjekë parinë e Partisë Komuniste të Kinës dhe të shërbejë atje ku partia e dërgon.

Top Channel