Estoni, tjetër përballje avionësh NATO-Rusi

01/08/2017 00:00

Avionë luftarakë spanjollë dhe finlandezë janë ngritur në fluturim për të penguar dhe larguar 3 avionë rusë që fluturonin shumë pranë hapësirës ajrore estoneze, ditën e martë. Lajmi publikohet nga vet aleanca ushtarake, përmes një deklarate.

Avionët rusë u identifikuan nga NATO e ato ishin dy “MiG-31” dhe një “Antonov AN-26”.

“Dy avionë spanjollë F-18 që janë dislokuar në misionin e mbikëqyrjes ajrore mbi vendet balltike nga NATO u ngritën në fluturim nga baza ajrore Amari në Estoni”, njofton NATO në deklaratën e saj. “Edhe avionë finlandezë janë ngritur për të ndaluar një tjetër avion”.

Përballjet mes avionëve rusë dhe atyre të NATO-s janë shtuar së tepërmi në vitet e fundit, për shkak të tensioneve në rritje mes Perëndimit dhe Moskës që prej përfshirjes së Rusisë në krizën e Ukrainës.

Top Channel