SHBA, sanksione të reja Venezuelës: Maduro diktator

31/07/2017 00:00

Qeveria amerikane e quajti “një diktator” presidentin venezuelian Nikolas Maduro dhe vendosi sanksione të reja kundër tij pas një votimi të shumëkundërshtuar për zgjedhjen e asamblesë kushtetuese.

Masat ndëshkuese parashikojnë ngrirjen e aseteve të mundshme në SHBA, ndërsa kompanive dhe individëve amerikane u ndalohet të bëjnë biznes me Maduron.

Zgjedhjet e së dielës u shënuan nga dhuna e protestat masive. Të paktën 10 persona humbën jetën në trazira.

Ndërsa presidenti venezuelian e cilësoi votimin si revolucionar, koalicioni opozitar që bojkotoi zgjedhjet tha se 88 përqind e votueseve nuk kishin marrë pjesë. Prokurorja e përgjithshme  e Venezuelës Luisa Ortega, një kritikë e zëshme e qeverisë Maduro, e quajti votimin e së dielës një shprehje të ambicieve diktatoriale.

Top Channel