Zjarr në Llogara, kërkohet ndërhyrja e zjarrfikëseve

30/07/2017 00:00

Një vatër e vogël zjarri e nisur para afro 5 orësh në malin e Llogarasë, tani po merr përmasa të mëdha.

Bëhet e ditur se shërbimet zjarrfikëse të Vlorës dhe Himarës janë njoftuar, por deri më tani ende nuk ka asnjë ndërhyrje, ndoshta edhe prej terrenit të thepisur.

Ndërkohë që vatra e zjarrit sa vjen e po zgjerohet në sipërfaqe edhe më të mëdha.

Top Channel