Breshëri i regjistruar në disa zona të rajonit juglindor ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në fushën e Maliqit.

Më shumë se 15 ha kultura bujqësore, kryesisht perimet e stinës janë dëmtuar. Tashmë fermerët kërkojnë mbështetjë nga shteti për subvencionimin e tyre, pasi dëmet janë të përsëritura.

Kryetari i Bashkisë Maliq thotë se do të ngrihet një grup pune në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshëri.

Fusha e Korçës njihet për prodhueshmëri të lartë të kulturave bujqësore, por pavarësisht kësaj, duket se edhe këtë vit dhjetra familje do të përballen me  probleme të mëdha.

Top Channel