Mbreti i Holandës uron Metën për marrjen e detyrës

27/07/2017 00:00

Mbreti i Holandës, Willem-Alexander ka uruar presidentin e Republikës, Ilir Meta, me rastin e marrjes së detyrës.

Në mesazhin e tij, mbreti Alexander nënvizon se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të vijojnë të zhvillohen edhe gjatë mandatit presidencial të zotit Meta.

“Ju lutem pranoni përgëzimet e mia më të ngrohta me rastin e përurimit tuaj si President i Republikës! Jam mëse i bindur se marrëdhëniet tona dypalëshe do të vazhdojnë të zhvillohen gjatë mandatit tuaj presidencial në të mirë të dy popujve tanë. Ju uroj urtësi si dhe shumë suksese në detyrat e rëndësishme që keni përpara!”, është shprehur Lartësia e Tij, Willem-Alexander.

Top Channel