Protestat në Poloni, presidenti i vë veton ligjeve

24/07/2017 00:00

Pas ditësh tensioni, protestash dhe kritikash nga BE, presidenti polak Andrzej Duda, ndërhyri duke i vënë veton ligjeve kontradiktore të propozuara nga qeveria dhe që u akuzuan se vendosin gjyqësorin nën kontrollin e politikës.

Parlamenti polak ka miratuar tre ligje në këtë kuadër dhe ato shkaktuan një revoltë të vërtetë popullore, pasi ligjet i jepnin të drejtë qeverisë që të shkarkonte dhe emëronte gjykatësit e gjykatës së lartë.

Por para se ato të hyjnë në fuqi, duhen miratuar nga presidenti dhe Duda ka vendosur të mos e lejojë këtë, i shtyrë nga reagimi i madh popullor.

“Si president nuk mendoj se këto ligje forcojnë ndjesinë e drejtësisë”, deklaroi presidenti polak për mediat, duke surprizuar mjaft njerëz, pasi forma e tij konsiderohej thjesht formalitet.

Me këtë gjest, presidenti ndahet hapur për herë të parë nga aleati i tij Jaroslaë Kaczynski, liderii partisë qeverisëse Ligj dhe Drejtësi.

Presidenti Duda tha se do të përdorë veten nga dy prej tre ligjeve të miratuara nga parlamenti. Njëri prej tyre parashikonte që ministri i drejtësisë, i cili gjithashtu funksionon si prokuror i përgjithshëm, të kishte fuqinë të shkarkonte dhe emëronte anëtarët e gjykatës së lartë. Presidenti Duda pasi lajmëroi veton, tha mjaft qartë se një prokuror i përgjithshëm, s’mund të ketë fuqi të tilla.

Top Channel