Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës Në kohën kur Ilir Meta betohej në Parlament, në Presidencë Protokolli i Shtetit ishte duke bërë përgatitjet e fundit për të pritur presidentin e ri.
Në 18:45 nisën të mbërrinin të ftuarit e parë. Më të përpiktët ishin ambasadorët e huaj të akredituar në Shqipëri, të cilët u vendosën në krahun e djathtë të podiumit ku do të fliste kryetari i ri i shtetit.
Më pas nisën të mbërrijnë edhe të ftuarit e tjerë. Ministra, ish-presidentë, Bamir Topi dhe Alfred Moisiu, e i fundit që mbërriti ishte kryeministri Edi Rama. Ky i fundit nuk kurseu shkëmbimin e batutave me ish-kryeministrin Sali Berisha. Në krahun e politikanëve u vendos dhe Monika Kryemadhi, së bashku me fëmijët.
Në 19:15, Bujar Nishani priti në zyrën e tij Ilir Metën. Dhjetë minuta më pas, Nishani dhe Meta dolën përpara të ftuarve. Ishte kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i cili i dorëzoi në mënyrë simbolike presidentit Meta Kushtetutën e Shqipërisë. Më pas, presidenti i sapozgjedhur iu drejtua të pranishmëve.
“Unë sapo u betova përpara ligjvënësve shqiptarë duke u angazhuar solemnisht se të gjitha aftësitë e mia do të jenë për promovimin e vlerave më të larta të bashkjetesës dhe tolerancës, por dhe ndryshimit si e vetmja filozofi për të ecur përpara. dua të riafirmoj se jam besnik i palëkundur i dialogut dhe konsensusit politik. demokracia është jetike për një vend si i yni, ku rëndon e kaluara 50-vjeçare, kur të drejtat dhe liritë u shtypën”, tha Meta.
Në përfundim të fjalës, kryetari i ri i shtetit përcolli parardhësin. Pas këtij momenti, Ilir Metës iu bashkuan tre fëmijët e tij për foton e parë zyrtare familjare.
Edhe në këtë rast, Monika Kryemadhi nuk u afrua. Në orën 20:00, ceremonia përfundoi dhe momenti i takimeve formale. Por si Basha ashtu dhe Berisha u larguan pa takuar presidentin e sapozgjedhur.
Top Channel