Kuvendi miraton në parim Buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër pas debateve të forta mes mazhorancës dhe opozitës Pas votimit, kandidati për kryetar të PD, Eduard Selami tha se gara në Partinë Demokratike është e pabarabartë por për të, avantazh është modeli që përfaqëson.
“Ky proces i sotëm ka filluar në mënyrë të qetë, të rregullt, dhe siç e kam thënë dhe më përpara, pavarfësisht nga pabarazia që ka patur kjo garë, unë mendoj që demokratët e dinë që me votën e tyre të fshehtë të zgjedhin jo thjesht kryetarin , po modelin më të mirë që do i kthejë besimin e shpresën jo vetëm demokratëve po dhe shqiptarëve. Gara e pabarabartë nuk mund të zgjedhë një rezultat klinikisht të drejtë, por ato çka unë humbas në procedura e fitoj në avantazhin që kam modelin. Sot nuk kam asnjë shqetësim apo problem që lidhet me asnjë lloj deformimi të rezultatit, janë thjesht teknike. Pjesëmarrja është e lartë, nga kontaktet që kam, mendoj që bojkoti nuk është gjëja më e mirë për këtë gjë. Unë kam qënë gjithmonë kundër bojkotit dhe nuk e kam pranuar dhe them se bojktoi është gjë e së kaluarës. Jam zhgënjyer nga kolegët e partisë, njerëz me kontribute, demokracia është rreth alternativave”, tha Selami.
Top Channel