Ashley Graham, më mahnitëse se kurrë
21/07/2017 00:00
Ajo është një nga modelet më të famshme në botë me një trup paksa të shëndoshe dhe që ka besim tek format e saj trupore.
Ashley Graham ka pozuar për numrin e fundit të revistës “Love”, një set fotografik të bërë nga Patrick Demarchelier.
Bukuroshja amerikane 29-vjeçare dukej e mrekullueshme në një fotografi ku shihej e ulur në një karrige, duke mos veshur asgjë, përveçse një xhaketë.
Në foton e publikuar modelja është munduar të mbulojë me dorë gjoksin, ndërkohë që ka kryqëzuar këmbët.
Top Channel