Sekuestrohen 115 kg hashash, një në pranga
19/07/2017 00:00
Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 115 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar hashash në operacionin e koduar “Rrethina”.
Në pranga përfundoi 46-vjeçari Margjin Livalli, banues në Shkodër. Sasia e drogës u gjet gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në banesën e këtij shtetasi.
Droga ishte e ndarë në 10 thashë, ku brenda tyre kishte 87 pako me peshë totale 115 kilogramë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotike?ve”.
Top Channel