Ditën e martë ka rinovuar, Antonio Conte ka rinovuar kontratën e tij me Chelsea, për dy vite, me një pagesë prej 10 milionë eurosh në sezon, ndërsa të mërkurën ka marrë një tjetër dhuratë.
Drejtuesit e klubit, kanë menduar t’i ofrojnë një nga sulmuesit më të kërkuar në këtë merkato verore, spanjollin e Realit, Alvaro Moratën.
Transferimi i tij te londinezët, do t’i kushtojë këtyre të fundit plot 80 milionë euro, të cilat madrilenët do t’i përdorin për të tentuar afrimin e francezit të Monakos, Kylian Mbappe.
Chelsea ishte në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Diego costën e larguar nga Conte dhe pasi dështoi të afrojë Romelu Lukakun, bëri të vetin Alvaro moratën.
Morata kishte oferta nga disa klube europiane, mes të cilave edhe Milani, por në fund zgjodhi t’i bashkohet londinezëve, edhe për faktin se do të ketë mundësi të luajë në Champions.
Top Channel