Mikrofoni i Kylie është … krehëri! (VIDEO)

18/07/2017 00:00

Kylie Jenner ka postuar një video gazmore në Instagram ku kërcen me këngën e Amy Winehouse me mikeshën e saj.

19-vjeçarja kishte vendosur paruke të zeza, me baluket e saj, teksa kishte veshur një kanotiere të shkurtër dhe xhinse. Duke kafshuar një mollë, ajo shikon nga kamera teksa kërcente për 95.8 milionë ndjekësit e saj.

Ajo mori gjithashtu një krehër rozë teksa këndonte këngën “You know i’m no good’, duke e mbajtur si mikrofon.

Top Channel