“Diskutuam për ‘Besën’ dhe komunikimin publik”/ Rama prezanton “Pasqyrë Albania” pas takimit në Pogradec: Qytetarët do kenë të pranishme institucionet si një pako postale Pas takimit të përbashkët, me Eduard Selamin, në Shkodër, Lulzim Basha nuk preferoi t’i përgjigjej akuzave të kundërshtarëve në parti, se gara e 22 korrikut është një farsë.
“Unë jam në këtë garë dhe po marr pjesë në këtë garë si kandidat. jam i sigurtë që anëtarësia e partisë Demokratike është gjyqtari më i mirë, jo vetëm për rezultatin e garës, por edhe ëpr përmbajtjen e garës, edhe për procedurat e garës. Nuk kam asnjë përgjigje për emra të përveçëm”, tha Lulzim Basha.
Ndërsa Eduard Selami u shpreh i sigurt se këtë të shtunë do të fitojë modeli i tij.
“I thashë edhe demokratëve, hajd të hyjmë në perëndim dhe ti masim punët me rezultate. Zoti Basha ka dështuar dy herë, modeli im është model i fitores, të largohemi nga modeli që shqiptarët e refuzuan. Jam i sigurtë që më 22 korrik, modeli im do të fitojë, sepse është modeli i cili sjell jo vetëm PD-në, por edhe Shqipërinë, në historinë më të madhe të suksesit në shekullin e 21”, u shpreh Selami.
Deklaratat në sallë të Bashës dhe Selamit, do t’i shpërndajë të martën zyra e shtypit, e partisë Demokratike.
Top Channel