Baba për herë të katërt, Ronaldo konfirmon!

18/07/2017 00:00

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se e dashura e tij, Georgina Rodriguez, është shtatzënë. Pas disa muajsh spekulime, futbollisti ka konfirmuar se ai do të bëhet baba për herë të katërt.

32-vjeçari është pyetur nga një gazetë spanjolle, “El Mundo”, nëse ai ishte i lumtur që një tjetër fëmijë pritet të vijë në jetë, pyetje të cilës ai i është përgjigjur: “Po, jam shumë i lumtur”.

Georgina 23-vjeçe është fotografuar me barkun e saj të rrumbullakët muajt e fundit, por nëna e saj hodhi poshtë thashethemet se ajo ishte shtatzënë.

Legjenda e futbollit ka vetëm pak kohë që ka mirëpritur ardhjen në jetë të dy anëtarëve të tjerë të familjes, të binjakëve Mateo dhe Eva.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel