Aksidentohet Sheeran, pas Butler edhe ai në spital

17/07/2017 05:53

Ylli i muzikës Pop, Ed Sheeran, njoftoi fansat përmes një postimi në Instagram se ishte përfshirë në një aksident me biçikletë, e gjithashtu BBC raportoi se këngëtari kishte thyer krahun e djathtë.

Një foto e postuar në rrjetin social tregon krahun e fashuar, ndërsa Sheeran sugjeron se lëndimi mund të ndikojë në ndryshimin e datave të turneut muzikore.

“Pësova një aksident me biçikletë dhe aktualisht po pres këshillat e mjekëve, të cilat mund të ndikojnë tek shfaqjet e mia të ardhshme. Ju lutem më ndiqni për lajme të tjera”, ishin fjalët e këngëtarit.

26 vjeçari po promovon në Europë, SHBA dhe Amerikën Latine albumin e tij të fundit “Divide” që kryesori klasifikimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britani më herët gjatë këtij viti.

Pak ditë më parë edhe aktori 47-vjeçar Gerard Butler u përfshi në një aksident me motor pasi u përplas nga një makine e doli nga rruga. Ai u dërgua në një spital të afërt ku u trajtua për çarje dhe hematoma, por nuk pati thyerje kockash.

Top Channel