Europa League, përballje e lehtë për Milanin

14/07/2017 00:00

Pas 3 viteve mungesë, Milani ‘ripërqafon’ kompeticionet europiane. Shorti i turit të tretë kualifikues të Europa Leagues i hedhur në Nyon të Zvicrës i ka vendosur kuqezinjtë përballë rumunëve të Universitateas së Craiovës.

Ndeshjen e parë skuadra e Montella-s, e cila ka ndryshuar tërësisht në këtë merkato duke u përforcuar me emra shumë të rëndësishëm do të luajë në transfertë në datën 27 korrik, ndërsa atë të kthimit 1 javë më pas në “San Siro”.

Milani edhe pse e nis aventurën shumë herët me grupin e futbollistëve që ka aktualisht në dispozicion dhe me emrin e madh që zotëron është një nga klubet favorite për t’i shkuar deri në fund këtij edicioni të Europa League.

Top Channel