Pajisja ikonë e Apple, iPhone i parë, mori vëmendjen e publikut kur u prezantua nga Steve Jobs 10 vjet më parë.

Në ato kohë dukej si një pajisje futuriste, pasi ishte diçka që nuk ishte parë më parë. Publikimi i saj para një dekadë nuk është një kujtesë shumë e largët për shumë prej nesh, por brezi i ri që është rritur me iPhone që njohin vetëm kamerën e përparme, aftësinë për të shkarkuar miliona aplikacione me ekranin prekës, dhe për të bërë selfie?

MailOnline ka pyetur një grup fëmijësh të së njëjtës moshë se çfarë mendojnë për një telefon që është prodhuar në të njëjtën kohë kur janë lindur ata.

“Është shumë i rëndë, nuk mendoj se ky është një iPhone”, thotë Eliza, 10 vjeçe.

“Duket si një Blackberry!”, thotë Bracken, 11 vjeç. Analiza e të vegjëlve ishte mjaft argëtuese kur të gjithë donin të bënin selfie.

“Ku është butoni i selfie?”, pyet Johnny, 11 vjeç.  Ndërsa Eliza pasi e eksploron kupton se iPhone nuk ka kamera para.

Të pyetur se si iu duk pajisja, ata e cilësuan mjaft të keqe dhe të ngadaltë, nuk bënte selfie, nuk kishte YouTube. “Mendoj se ishte i mirë atëherë, por jo tani”, thotë Eliza.

Top Channel