“E vërteta ime”, Belina Pupa rrëfen sakrificat me Vis Pupën: Nga 7 mijë dollarë në bankë te vendimet që na ndryshuan jetën
Ai bëri një shtëpi për familjen e tij në pronën prej 20 milionë paund në Sonning-On-Thames në Berkshire. Por duket se George Clooney po mendon sërish zhvendosjen.
Ai dëshiron të largohet nga Anglia për në Los Angeles me frikën e sigurisë së bashkëshortes së tij Amal, dhe dy binjakëve të porsalindur.
Pas lindjes së Elle dhe Alexander muajin e kaluar, babai i ri 56-vjeçar është i shqetësuar për nivelin e sigurisë në shtëpitë e tyre, raporton Life&Style.
Një burim ka thënë për faqen se George ka marrë kërcënime në të kaluarën, ndërsa ishte i shqetësuar dhe për punën e bashkëshortes së tij si një avokate ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, e cila mund të bëhet një target.
“Ai ka pritur shumë për këtë familje, dhe do të bënte gjithçka që ata të ishin të sigurtë”, thotë një burim.
Top Channel