Turi i falenderimeve, PS ndalet në Bulqizë

06/07/2017 00:00

Kandidatët për deputetë të PS në zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Dibrës kanë organizuar një takim falenderimi me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike në bashkinë Bulqizë.

Kanë qenë kryetari i degës së PS, Lefter Alla dhe deputeti i rizgjedhur Ilir Beqja që kanë falenderuar votuesit që më 25 qershor zgjodhën të anonin majtas.

Ata kanë premtuar se në këtë 4-vjeçar të ri do të bëhen më shumë punë dhe më shumë projekte për qarkun e Dibrës.

Top Channel