Koncert i Ariana Grande në Argjentinë

06/07/2017 00:00

Pas sulmit kamikaz të muajit maj në Manchester, që mori 22 jetë njerëzish, shumica adoleshentë, nuk është çudi që masat e marra prej autoriteteve të sigurisë në Buenos Aires, përpara koncertit të Ariana Grande, janë tmerrësisht të ashpra.

Barrikada janë ngritur në rrugë për të ruajtur distancën mes adhuruesve dhe arenës, ndërsa vonesat për shkak të kontrolleve pafund kanë qenë torturuese.

Kujt dëshiron të dëgjojë këngëtaren e preferuar në kryeqytetin argjentinas, nuk do t’i lejohet të marrë me vete çantë shpine, e as ndonjë objekt tjetër të përmasave të ngjashme.

Vet ylli i popit i bëri homazh viktimës më të re në moshë të sulmit të Manchesterit, 8-vjeçares Saffie Roussos, e cila ishte në stadium me familjen e saj kur ndodhi shpërthimi. “Saffie, mendimet tona janë me ty zemër”, shkroi Grande në Twitter.

Pas ngjarjes së Manchesterit, këngëtarja mbajti një koncert bamirësie për viktimat e sulmit tronditës, e në skenë, në krah të saj u ngjitën edhe Justin Bieber e Katy Perry. Pavarësisht faktit që disa ndalesa u anuluan, Grande iu rikthye shumë shpejt turit promovues të albumit të fundit, “Dangerous Woman”, e të gjithë korrikun planifikon ta kalojë në udhëtim anekënd Amerikës Latine.

Top Channel