Ulja e temperaturave, nuk ka rrezik për vatra zjarri

03/07/2017 00:00

Situata me zjarret duket se po shkon drejt përmirësimit, pasi edhe temperaturat kanë shënuar një ulje në disa gradë.

Sipas emergjencave civile në 24 orët e fundit është evidentuar vetëm një vatër zjarri, në Bogovë të Skraparit.

Zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, dhe zjarrfikësit e Skraparit  arritën të shuanin flakët me mjete rrethanore për shkak të terrenit të thyer malor. Në ndihmë kanë shkuar dhe banorët e zonës. Për pasojë u dogj një sipërfaqe prej 0.3 ha me shkurre.

Ndërsa në qarqe të tjera të vendit nuk janë raportuar probleme.

Top Channel