Ndërtimi i pallatit, demokratët: Veliaj po betonizon Tiranën

03/07/2017 00:00

Drejtori i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi dhe këshilltarët e djathtë në Këshillin Bashkiak akuzojnë kryetarin e bashkisë Veliaj se po prish lulishte për të betonizuar Tiranën.

“Prishi të vetmin park që bashkia e shkuar kishte ndërtuar. Por ai nuk është parku i vetëm që Rama po i prish Tiranës, janë 12 lulishtet që i janë prishur prej tij si kryetar bashkie dhe si kryeministër”, tha Malltezi.

“Oligarkia, e forcuar me vjedhjen e votave, do të shfaqet rrezikshëm në pjesë të tjera të kryeqytetit për ta betonizuar atë. PD do të ndjekë hapat ligjorë që nga rruga e drejtësisë e deri tek referendumet për të shpëtuar atë pak gjelbërim që ka mbetur në kryeqytet”, tha kreu i këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli.

Një ditë më parë Partia Demokratike depozitoi një kërkesë për referendum për këtë çështje, por KQZ e rrëzoi atë.

Ndërkohë, firma që po ndërton pallatin në emër edhe të pronarëve të truallit ka theksuar se leja është lëshuar në bazë të planit vendor të Tiranës, miratuar në vitin 2013 nga ish-kryetari i bashkisë në atë kohë, Lulzim Basha.

Top Channel