Lidhjet e paligjshme të ujit, Bashkia e Tiranës vijon aksionin

02/07/2017 00:00

Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizimet vijojnë monitorimin e situatën e ujit, për të ndërprerë çdo lidhje të paligjshme si në periferi edhe brenda qytetit.

Grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake dhe Prefekturës u përqendruan në  Dajt, Babrru, Kombinat, te rruga e Kavajës dhe te Pallati me Shigjeta.

Sipas bashkisë, në këto zona janë verifikuar 997 abonentë, familjarë dhe biznese dhe janë shkëputur 318 raste të lidhjeve të paligjshme në ujësjellës, si dhe janë vendosur 21 gjoba për familjarë dhe 11 të tjera për biznese.

Bashkia e Tiranës njofton se një pjesë e rasteve janë referuar edhe në organet ligjzbatuese, ndërsa 3 persona janë shoqëruar në polici. Falë masave të marra nga Bashkia e Tiranës,  janë lidhur edhe kontrata të reja me ujësjellësin.

Top Channel