
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar vdekjen e Sali Riza Gërqinës, kërkimi për trupin e të cilit vazhdon edhe sot.
“Dallëndyshja e Gjakovës, me fotot e tij unike u bë lajm i shtypit e medieve më të njohura botërore, duke promovuar, kultivuar dhe vazhduar në të njëjtën kohë, traditën shekullore të legjendave e trimave të shumtë të këtij sporti dhe vendit të tij”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.
“Saliu humbi jetën aty ku bëri historinë, tek Ura e Fshejt. Trupi i të ndjerit ende nuk është nxjerrë nga uji, ndërsa zhytësit e FSK-së do të vazhdojnë kërkimin sot gjatë ditës”, thuhet më tej.
“Në emër të Komunës së Gjakovës, në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet familjes, shoqërisë, sportistëve dhe klubit të kërcyesve. Prehu në paqe kampion!”, përfundon komentin kreu i Komunës së Gjakovës.
Top Channel