Cënimi i zgjedhjeve të lira, dy persona të ndaluar

28/06/2017 00:00

Gjykata e Tiranës ka dhënë tre masa sigurise për vepra penale që kishin të bënin me cënimin e zgjedhjeve të lira.

Nga tre persona që u paraqitën nga prokuroria në gjykatë, dy prej tyre u lanë me masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa një me detyrim paraqitjeje. Më konkretisht, gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg për Luan Nelën i akuzuar për kanosje të zgjedhësit dhe për Arben Nukën, i akuzuar për dhënie të shpërblimeve dhe premtimeve për blerjen e votës.

Ndërsa për personin e tretë, Luan Imeraj, edhe ky i akuzuar për dhënie të  shpërblimeve dhe premtimeve, gjykata caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitjeje deri në përfundimin e plotë të hetimeve.

Top Channel