Përfundon numërimi në Qarkun Vlorë, ja si ndahen mandatet

27/06/2017 00:00

Në Vlorë ka përfunduar numërimi i 447 kutive dhe nga shifrat përfundimtare Partia Socialiste është kryesuese me 65,212 vota ose 48.94% të votave.

PD vjen e dyta me 22, 574 vota ose 20.69% të votave. LSI renditet e treta me 12,387 vota ose 11.35% të votave.

Në Vlorë ndahen 12 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 8 mandate; PD 3 mandate; LSI 1 mandat.

Por kush janë deputetët që do të hyjnë në Parlament nga Qarku i Vlorës:
PS
1- Damian Lekë Gjiknuri
2- Vilma Bello
3- Alket Hyseni
4- Vullnet Sinaj
5- Andrea Marto
6- Edi Rama
7- Edmond Leka
8- Fatmir Velaj

PD
1- Agron Shehaj
2- Nadire Mecorapaj
3- Vangjel Dule

LSI
1-Sezai Rokaj

Top Channel