Korçë, vetëvritet polici. Ruante një qendër votimi

25/06/2017 00:00

Një polic i caktuar për të ruajtur një qendër votimi në Dishnicë të Korçës ka vrarë veten me armën e  shërbimit.

Inspektori Ameli Vila, 50-vjeçar nga  Maliqi ishte caktuar në qendrën e votimit 3733 në një shkollë 9-vjeçare në Dishnicë.

Ngjarja ka ndodhur pasi gjatë një kontrolli  nga patrulla e policisë, Vila nuk është gjetur në vendin e punës dhe pasi është rikthyer ka nxjerrë armën dhe është vetëqëlluar para kolegëve në oborrin e shkollës.   

Top Channel