Izraeli sulmon postat ushtarake siriane

25/06/2017 00:00

Izraeli njoftoi se sot ka sulmuar disa posta të caktuara ushtarake, siriane.

Ky sulm erdhi si pasojë e shpërthimit në hapësirën e Golan-it, të predhave të humbura gjatë luftës civile në Siri.

Predhat siriane goditën në një zonë të hapur, në lartësitë e Golanit verior, duke mos shkaktuar lëndime.

Ushtria izraelite njofton se objektivi i sulmit të së dielës ishin dy pozicione artilerie dhe një kamion i mbushur me municione, të cilat i përkisnin regjimit sirian.

Izraeli ka mbajtur një pozivion disi pasiv në luftën siriane, duke mbajtur nën kontroll vetëm kufirin e Golan Heights, të cilin e ka pushtuar gjatë një lufte në vitin 1967.

Top Channel