Elbasan, Spaho: Manipulime me kartat e identitetit të romëve

24/06/2017 00:00

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit, Edmond Spaho ka denoncuar në polici marrjen e kartave të identitetit të qytetarëve romë, me qëllim përdorimin e tyre në mënyrë të paligjshme në zgjedhje.

Spaho bëri me dije se janë gjetur 40 kopje të kartave të identitetit të qytetarëve romë, por nuk akuzoi asnjë subjekt politik, duke lënë policinë të zbardhë ngjarjen.

Spaho gjithashtu theksoi se ka tentativa për blerje votash, sidomos në qytetin e Cërrikut, për të cilat do të kërkohet gjithashtu hetim.

Top Channel