Demiraj takon koordinatorët e partive: Të zbuten tensionet elektorale

24/06/2017 00:00

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj zhvilloi këtë të shtunë një takim me përfaqësuesit e subjekteve elektorale të PS, LSI dhe PD në qarkun e Beratit.

Demiraj takoi koordinatorët e këtyre partive, Blendi Klosi, Nasip Naço dhe Eduart Halimi për t’u njohur me pretendimet e tyre në lidhje me procesin zgjedhor. Në këmbim, ai u kërkoi atyre më shumë angazhim për zbutjen e tensioneve.

Ndërkohë, Demiraj udhëzoi drejtorin e policisë lokale që të marrë masa për parandalimin e shit-blerjes së votës dhe të përfshirjes së efektivëve në proces.

Top Channel