PD mbyll fushatën në Durrës: Në 4 vite asnjë premtim i mbajtur

23/06/2017 00:00

“Përballja e të dielës nuk ka të bëjë me historinë, por me të ardhmen tuaj”, kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike në mitingun përmbyllës në Durrës.

Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se më 24 qershor duhet një bashkim kundër njeriut që nuk i mbajti premtimet.

“Ky është një bashkim i madh kundër njeriut që nuk i mbajti premtimet. Prej 4 vjetësh miliarda lekë u hodhën në betonin e Durrësit që ka vetëm një orë ujë. Prej 4 vitesh nuk mbajti asnjë premtim sepse prioritetet e tij nuk ishin prioritetet tuaja. Asnjë nuk do t’i bëjë më karshillëk qytetarëve të Durrësit, asnjë fytyrë e krimit, pasi Republika e re do t’i japë fund”, tha Basha ndër të tjera.

Top Channel