Mbyllja e fushatës, maratonë në Top Channel

23/06/2017 00:00

Fushata elektorale përjeton ditën e saj të fundit dhe Top Channel mbulon finishin e saj të madh.

Një maratonë televizive që nis në 19:30 me mbulimin e mitingjeve përmbyllëse të partive kryesore. Me gazetarë dhe komentatorë nga Tirana, Fieri e Vlora, aty ku socialistët mbyllin fushatën ashtu si katër vite më parë.

Me reportazhe ekskluzive nga fushatat e Ramës, Bashës dhe Metës, e në fund, në orën 21:00, “Top Story” me Sokol Ballën, analistë e komentatorë dhe kryeministrin e vendit Edi Rama në rrëfimin e tij të fundit të fushatës.

Gjithçka “live” nga Vlora, Fieri e Tirana. Duke filluar nga ora 19:30. Shqipëria vendos. Dhe Top Channel është aty për ta dëshmuar.

Top Channel