Elbasan, tërhiqen kandidatët e PAD-PSD: Mbështesim PS

23/06/2017 00:00

Kandidatët e Partisë Aleanca Demokratike dhe Partia Socialdemokrate për Qarkun e Elbasanit janë tërhequr nga gara dhe kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Partinë Socialiste.

Vendimi i Arben Hoxhës, kryesuesit të Aleancës Demokratike dhe Taulant Sinanit kryesuesit të Socialdemokrateve për Qarkun e Elbasanit është bërë publik pas një takimi në selinë e PS Elbasan me drejtuesin e saj, Taulant Balla.

Në përfundim të këtij takimi Hoxha dhe Sinani u kanë bërë thirrje votuesve të tyre të bashkohen dhe të mbështesin Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Top Channel