Pogradeci hap dyert

22/06/2017 00:00

Në Pogradec është hapur sezoni turistik 2017. Në të gjithë qytetin u organizuan disa ceremoni dhe aktivitet promovuese.

Në shëtitoren pranë bregut të liqenit u vendosën  tenda me informata dhe produkte të bizneseve të ndryshme, por nuk kanë munguar as aktivitetet artistike.

Të ftuar në hapjen e sezonit ishin edhe miq nga Struga dhe Ohri. Pogradeci ka një zyrë turistike, i cila tashmë ofron informacione për çdo turist.

Sezoni turistik u parapri nga punimet për rehabilitimin e bregut të liqenit dhe dhe  mbushjen e tij me rërë.

Top Channel