
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi priti në një takim ministren sllovene të Mbrojtjes, Andreja Katic. Thaçi i shprehu ministres mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë dhe u shpreh i gatshëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Thaçi foli edhe për marrëdhëniet e Kosovës në rajon. “Kemi marrëdhënie të mira politike, ekonomike dhe kulturore me të gjitha vendet në rajon, përfshirë ato që nuk e kanë njohur Kosovën”, tha Thaçi.
Presidenti e informoi ministren Katic edhe me përpjekjet për transformimin e Forcave të Sigurisë në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Ai nënvizoi se ushtria e Kosovës do të jetë një njësi profesioniste dhe multietnike, në linjë me standardet e NATO-s dhe që mision do të ketë mbrojtjen e qytetarëve të Kosovës.
Top Channel