Basha në Rrogozhinë: Ka vetëm një plan ekonomik, të tjerët fjalë e premtime

20/06/2017 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot dhe bisedoi me banorë të Rrogozhinës.

Banorët i shprehet hallet dhe problemet e tyre Bashës, ndërsa ai u tha se në këto zgjedhje ka vetëm një plan ekonomik para shqiptarëve.

“Vetëm unë kam një plan ekonomik”, tha Lulzim Basha, “që ul taksat, rrit pensionet, rrit konsumin, rrit prodhimin, siguron mbështetje për njerëzit në nevojë, shkolla të mira me drekë të paguar për fëmijët dhe ndihmë të drejtpërdrejtë për fermerët”.

Kjo është oferta për shqiptarët, një plan ekonomik që funksionon në Europë, që do funksionojë dhe këtu, tha Basha.

Kryetari i opozitës u shpreh se të tjerët kanë fjalë, premtime, gënjeshtra të reja.

Top Channel